Insajderi
Insporti

Probleme me shëndetin mendor, Eric Garcia flet për Araujon

Insajderi
11 December 2025 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Probleme me shëndetin mendor, Eric Garcia flet për Araujon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ronald Araujo mbetet i padisponueshëm për Barcelonën ndërsa vazhdon të shërohet nga problemet e tij me shëndetin mendor.

Araujo ndodhet aktualisht në Jerusalem, ku po kërkon edhe ndihmë shpirtërore për problemet e tij te Barcelona.

Situata e tij ka bërë që shumë lojtarë t’i dalin në mbrojtje dhe ta përkrahin, teksa i fundit që ka reaguar është Garcia.

“Na mungon, si lojtar dhe si person. Ai është një person shumë i pëlqyer. Po e presim me krahë hapur”, ka thënë fillimisht Garcia pasi nënshkroi kontratën e tij të re me Barcelonën.

“Kur bëhet fjalë për shëndetin, të gjithë janë përgjegjës për vendimet e tyre. Shpresoj që ai të jetë i duruar dhe të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe na mungon”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark