Problemet në komunikim me Kurtin, Escobar nis vizitën në Kosovë duke u takuar me Osmanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Problemet në komunikim me Kurtin, Escobar nis vizitën në Kosovë duke u takuar me Osmanin

    Insajderi
    12 March 2024 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbajë takim nesër me presidenten Vjosa Osmani.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes me anë të një njoftimi për media.

    Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:00 dhe do të ketë deklaratë për media.

    “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Escobar pritet të diskutojë lidhur me dialogun dhe çështjen e dinarit.

    Ai e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

    “Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë ai. Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark