Para dy ditësh, Andi deklaroi se është në studio vetëm për Tean.
“Tea, nëse ti do ta ndash mendjen që nuk je me mua, ma thuaj që tani dhe për Zotin unë çohem dhe dal jashtë, se e gjej veten time vetëm këtu te ti, që mund të shikoj një mundësi, nuk e shikoj në ndonjë vend tjetër”, u shpreh ai.
Tea vendosi që t’i ndërpresë njohjet e tjera, për të vazhduar vetëm me Andin. Në puntatën e sotme moderatorja Bora Zemani bëri të ditur vendimin e produksionit rreth tyre.
“Do të kenë disa privilegje, ku do dalin çdo javë me njëri tjetrin. Po ashtu do t’u lejohet të kenë komunikim jashtë programit, por përmes whats app. Do kesh mundësinë ta shoqërosh Tean për në shtëpi. Do të zgjasë aq sa ju ta shihni të nevojshme për të marrë një vendim përfundimtar nëse nga ky program do të dilni apo jo si çift”, tha Bora.