Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar që të jetë temë kryesore pasi doli çuditshëm nga frigoriferi në median proqeveritare. Shakatë me të kanë kaluar kufijtë e Serbisë, e më të është tallur edhe Florian Bieber.
Vuçiq nuk e ka lënë punën e daljes nga frigoriferi vetëm me një reklamë. Ai është shfaqur edhe në studion e mediumit proqeveritar, pak para zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë, duke dalë nga një frigorifer i madh.
Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, në Universitetin e Gracit, Florian Bieber ka publikuar një fotografi, ku shihet një frigoriferë i mbyllur me zinxhirë dhe shumë dry.
“Për arsye të njohura”, thuhet në shkrimin me të cilin Bieber e ka shoqëruar fotografinë.
For obvious reasons. pic.twitter.com/IKgTbLf9aG
— Florian Bieber stands with 🇺🇦 (@fbieber) April 1, 2022