×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Profesori universitar letër të hapur deputetëve, kjo është kërkesa e tij

    Insajderi
    16 November 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Blerim Rexha ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një letër të hapur drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, duhet të rritet buxheti i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Insajderi.

    Sipas profesorit universitar, pavarësisht se buxheti i Kosovës ka shënuar rritje, ai i UP-së ka mbetur konstant.

    I njëjti edhe ka shtruar pyetje se si ka mundësi që Kosova të përparoj pa UP-në?

    “Edhe pse buxheti i Kosovës ndër këto vite gati u katërfishua (që është shumë mirë) buxheti i UP-së mbeti po thuajse konstant, rreth vlerës 30 Milionë Euro! Si ka mundësi që Kosova të përparoj pa UP-në? Nga ky iluzion? Ministrja znj. Arbërie Nagavci do të thotë që e kemi rritë buxhetin total për arsim, që është po ashtu shumë mirë dhe e pritur, por pse nuk po rritet edhe buxheti i UP-së?”,ka shkruar ai në facebook.

    Rexha ka sqaruar edhe arsyen se pse nuk mjafton buxheti i UP-së. Ai e sheh si të drejtë pakënaqësinë që studentët dhe prindërit kanë karshi UP-së.

    “Me këtë buxhet gjithmonë do të jetë ky rezultat, dhe meqenëse kërkesat ndaj universiteteve po rriten gjithandej por edhe universitetet konkurrente po shtojnë energjitë (buxhetin) e tyre për të rritur cilësinë dhe për tu renditur më mirë, me buxhet konstant situata e UP-së vetëm sa do të përkeqësohet”, ka shkruar Rexha në facebook.

    Ai ka publikuar edhe një listë se çka sipas tij i duhet UP-së:

    Lista e aktiviteteve mund të jetë e gjatë dhe kërkon kreativitet dhe prioritet, por qe çka do të mund të bënte Rektori i ardhshëm i UP-së me buxhetin shtesë:

    1. Angazhim për më shumë staf të ri – sidomos për ata të doktoruar nga top universitete. Me shumë staf do të thotë edhe përmirësim i metrikes student/profesor dhe cilësisë së punës me studentë,

    2. Me shumë mbështetje për pjesëmarrje në projekte rajonale dhe ndërkombëtare,

    3. Incentiva direkte për bashkë- publikime me universitete ndërkombëtare, sidomos me ato top të renditura,

    4. Mbështetje më të madhe për programet e doktoratës (të cilat janë drejt shuarjes),

    5. Mbështetje për organizmin e konferencave shkencore ndërkombëtare nga UP-ja,

    6. Mbështetje më të madhe për profesor vizitor,

    7. Përmirësim i infrastrukturës fizike në krejt UP-në. Disa salla mësimi nuk janë renovuar që nga ndërtimi.

    8. Ndërtimi i infrastrukturës së re, për fakultete dhe programe të reja,

    9. Shtimin e bashkëpunimit me industrinë sidomos me shumëfishimin e qendrave inovative,

    10. E shumë të tjera./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark