Profil | Njeriu i arsenalit të armatimit- rastet kur Naim Bazaj ra në pranga dhe aktiviteti i tij kontravers politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Profil | Njeriu i arsenalit të armatimit- rastet kur Naim Bazaj ra në pranga dhe aktiviteti i tij kontravers politik

    Insajderi
    05 July 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Bazaj, ditë më parë, e kishte konfirmuar pjesëmarrjen ne garën për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtën e këtij viti. Por, dje u arrestua pasi dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë”. Bazaj është person i njohur në skenën politike. Ai edhe më parë ishte arrestuar për raste ilegale.

    Kush është Naim Bazaj?

    Një kthim prapa në karrierën e Bazajt, shpërfaqë faktet se ai ka qenë i lidhur edhe me raste ilegale.

    Naim Bazaj del të jetë një person kontravers, pasi që në vitin 2006, siç merr vesh Insajderi, ai ishte arrestuar gjatë një operacioni të Shërbimit Policor të Kosovës, ku atij dhe Skenderbe Hebibit e Mursel Bilallajt i ishte gjetur një sasi e madhe armatimi, duke përfshirë edhe topa pa dridhje, maska dhe granata antitank.

    Atë kohë kishte qenë kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, në Drenas dhe këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Menjëherë pas arrestimit kishte reaguar edhe ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, i cili e kishte shkarkuar nga detyra e këshilltarit politik.

    Edhe partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj e kishte përjashtuar nga partia, shkruan Insajderi.

    “Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten, ka njoftuar se për shkak të implikimeve në aktivitete të kundërligjshme dhe në shpërpushje me qëndrimet e vazhdueshme të partisë për rend, ligj, qetësi dhe siguri në Kosovë, e ka përjashtuar nga partia Naim Bazajn, kryetar i deritashëm i Degës së AAK-së në Drenas”, thuhej në njoftimin e AAK që mbanë datën 21 dhjetor 2006.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të asaj kohe, Bazajt gjatë bastisjes i ishin gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve, sikurse 116 copa granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kal 75 mm;dy armë automatike (mitrolez)të kalibrit 7.62 PKT; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; 2 granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); një sasi e uniformave ushtarake; disa maska kundër helmit dhe mbi 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    kadrives

    kadri
    kadrinaimi

    Pasi kishte kaluar përballjen me drejtësinë, duke mos u kaluar kohë në burg, Bazaj prej AAK-së ku ishte përjashtuar kishte aderuar në PDK.

    thacibazaj

    Ndërsa, më vonë kandidoi si i pavarur.

    Emri i tij u përmend këtë vit si kandidat për kryetar të Drenasit, ndërsa dje u arrestua nga policia.

    Për çka u arrestua dje nga Policia, Naim Bazaj?

    Naim Bazaj, është arrestuar si i dyshuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Detyrim”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga kontrolli në shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.

    “Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

    Naim Bazaj, ditë më parë, në emisionin “Frontal” e kishte konfirmuar pjesëmarrjen ne garën për kryetar të Komunës së Drenasit.

    ./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark