Bëhet fjalë për “ReAnima Porject”, një program që synon të provojë duke përdorur teknologjinë nëse është e mundur që të ringjallet truri i personave të vdekur.
Projekti ndodhej prej muajsh në shqyrtim nga një komision etike në SHBA, që së fundmi ka vendosur se nuk ka asgjë joetike në këtë, pavarësisht kundërshtive të grupeve të ndryshme besimtarësh.
Shkencëtarët që do të merren me këtë projekt japin disa detaje mbi metodat që do të përdoren për të ringjallur trurin. Më saktë, bëhet fjalë për një kombinim metodash, që nga injektimi i qelizave staminale në tru, simulimi i neuroneve me lazer e të tjera, njofton Tch.
Vullnetarët në këtë projekt duhet të jenë të deklaruar të vdekur dhe organet e tjera të tyre të mbahen të gjalla përmes pajisjeve. Pra, vullnetarëve duhet t’u ketë vdekur vetëm truri.
Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, truri i ringjallur mund ta nisë “jetën nga e para”, pra personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga e para. /Insajderi.com