×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Projektligji që “përçau” VV-në nuk gjen mbështetje, s’ka kuorum për të votuar

    Insajderi
    24 May 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse 80 deputetë ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës kur u hodh në votim Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

    Herën e parë që u provua të hedhej në votim ishin 78 deputetë të pranishëm. Në këtë votim, siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, morën pjesë vetëm 57 deputetë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, në hedhjen votim për herë të dytë ishin të pranishëm 80 deputetë. Pjesëmarrës në këtë votim ishin vetëm 59, gjë që ia pamundësoi kuorumin.

    Mos-pjesëmarrës në këtë votim ishte deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili debatoi ashpër me nënkryetaren e Kuvendit herën e kaluar kur pati debat parlamentar mbi këtë projektligj.

    Projektligji synohej të votohej në parim, ku dështoi tri herë në votim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark