Insajderi
Lajme

Prokurori Beqë Shala ndalohet për 48 orë për marrje ryshfeti

Insajderi
27 October 2025 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokurori Beqë Shala ndalohet për 48 orë për marrje ryshfeti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurori që u kap duke marrë ryshfet, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë, shkruan Insjaderi.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ai është ndaluar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Shala është arrestuar të hënën në vendin e punës, në zyrat e prokurorisë në Prizren.

Më pas, njësitë hetuese kanë bastisur shtëpinë e tij ku kanë sekuestruar prova materiale.

Njoftimi i plotë:

I dyshuari B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje  në zyrën e punës dhe  në vendbanimin e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale.

Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark