Kryeprokurori i specializuar nisë turneun në Prishtinë dhe Beograd – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori i specializuar nisë turneun në Prishtinë dhe Beograd

    Insajderi
    07 November 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Gjykatës Speciale,  David Schwendiman, nga sot nisë turneun e tij në Prishtinë dhe Beograd deri më 11 nëntor.

    Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të Qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it dhe të bashkësisë ndërkombëtare, kurse në Beograd, ai do të takohet me përfaqësues të Qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

    Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur.

    Pa hyrë në fuqi Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Holandës rreth vendit nikoqir të Gjykatës, nuk do të ketë nisje të proceseve gjyqësore.

    Megjithatë, gjithçka do të qartësohet në pjesën e parë të vitit 2017, kur pritet të jenë edhe akuzat e para për krime lufte.

    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka thënë se aktualisht janë duke u zgjedhur gjykatësit dhe presidenti i Dhomave të Specializuara. Vetëm më pas do të bëhet miratimi i rregullores së procedurës gjyqësore dhe provave nga gjyqtarët, i cili është një dokument kyç që rregullon kryerjen e procedimeve para Dhomave të Specializuara, shkruan Zëri.

    Megjithëkëtë, edhe pse Mbretëria e Holandës ka votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes që parasheh vendosjen e Dhomave të Specializuara në këtë shtet, kjo ende nuk ka hyrë në fuqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark