×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i Shtetit sfidë luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    07 March 2016 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sfidë kryesore për Prokurorin e Shtetit mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu tha sot Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi priti në takim të hënën Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Greg Dealwie.

    Lumezi e falënderoi Ambasadorin e SHBA-ve për mbështetjen që Amerika ka dhënë për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokuroria të Kosovës, dhe e ka njoftuar atë me sfidat që ballafaqohet institucioni i tij.

    Në anën tjetër, ambasadori Delawie, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që SHBA-të mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark