×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokurori Maloku demanton Petkoviqin për kamerat e larguara nga policia në Shtërpcë

    Insajderi
    07 July 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ashtuqujtura zyra Serbe për Kosovën ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në komunën e Shtërpcës. Në kumtesën e tyre thuhet se kamerat e vëzhgimit që po largon policia “nuk funksioninin prej disa vitesh”.

    Por këto i ka demantuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.

    Ai tha për Insajderin se ato kamera kanë qenë aktive për strukturat ilegale.

    “Kamerat kanë qenë aktive për strukturat ilegale”, tha ai shkurt për Insajderin.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi është Petar Petkoviç ku sipas komunikatës thuhet se aksioini ka për qëllim frikësimin e serbëve.

     “Më shumë se 30 pjesëtarë të ROSU-së sot në mëngjes kanë bastisur Shtërpcën me qëllim të frikësimit dhe ngacmimit të ri të serbëve në këtë komunë”, ka kumtuar zyra e Petkoviqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark