×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria autorizon policinë të hetoj profesorin Xhevat Krasniqi, i cili po dyshohet për ngacmim seksual

    Insajderi
    15 April 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar policinë që të nis hetimet për mbledhjen e provave ndaj profesorit, Xhevat Krasniqi, që është denoncuar nga disa studente për ngacmim seksual.

    Prokuroria tha për Insajderin se janë në fazat e para të hetimeve dhe nuk mund të ndajnë më shumë informata lidhur me rastin.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht kjo çështje ndodhet në vazhdën e veprimeve të cilat janë duke u kryer në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju”, thuhet nga Prokuroria Themelore.

    27 studente e kanë denoncuar profesorin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual. Studentët dhe disa organizata joqeveritare kanë kërkuar përjashtimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark