Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.
Në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.
“Ngacmim dhe armëmbajtje pa leje – sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”, thuhet në raport.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe Prokuroria Themelore e Pejës.
“Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, thanë nga Prokuroria.