×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria deklarohet rreth rastit të Sokol Halilit

    Insajderi
    02 December 2022 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar në lidhje me rastin e vrasjes së shtatzënës Hamide Magashit,para Gjinekologjisë në QKUK nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

    Në njoftim thuhet se Prokuroria është “duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë” ky rast dhe se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave.

    “Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave  dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”.

    “Andaj, sigurojmë opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, njoftoi Prokuroria.

    Në njoftim u tha se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, ish-gruas së tij, dyshohej për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.2 të KPKR-së, si dhe “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës” nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Ndërkaq, sot Sokol Halili, ka kryer vetëvrasje pasi nuk ka pranuar të dorëzohej te organet e rendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark