Insajderi
Lajme

Prokuroria e Pejës bashkon institucionet për trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Insajderi
30 April 2026 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria e Pejës bashkon institucionet për trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Takimi u udhëhoq nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vucetaj, së bashku me koordinatoren për rastet e veprave penale të “Dhunës në familje”, zëvendës-kryeprokuroren Arlinda Nallbani Gacaferri.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Gjykatës Themelore në Pejë, Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale, Strehimores, Spitalit Rajonal të Pejës, ekspert psikolog si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare EULEX dhe OSCE në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, identifikimin dhe evitimin e mangësive ekzistuese, si dhe për forcimin e hallkave të bashkëpunimit institucional me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në trajtimin e këtyre rasteve.

Po ashtu, u shqyrtuan propozime për shqiptimin e dënimeve plotësuese për rastet e dhunës në familje, në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark