×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje pas arrestimit të dyshuarit kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë

    Insajderi
    23 May 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Gashi i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda  është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, tha ai.

    Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përmendet rasti duke u cilësuar si vrasje në tentativë.

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Pejë 22.05.2024, 21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark