Insajderi
Botë

Prokuroria kërkon mbi 2,000 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Stambollit

Insajderi
11 November 2025 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria kërkon mbi 2,000 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Stambollit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u shkarkua nga detyra dhe u arrestua këtë vit, po përballet me akuza të rënda për korrupsion që mund t’i sjellin deri në 2,352 vite burg. Sipas prokurorëve, rasti përfshin dyshime për mashtrim, ryshfet dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Në një deklaratë të publikuar të martën, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit bëri të ditur se është përgatitur një aktakuzë nga Byroja e Hetimit të Krimit të Organizuar, si pjesë e një hetimi ndaj asaj që prokuroria e përshkruan si “organizata kriminale Imamoglu”.

Imamoglu, një nga figurat më të rëndësishme të opozitës dhe anëtar i Partisë Republikane Popullore (CHP), konsiderohet rivali më serioz politik i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai u arrestua në mars, së bashku me 105 persona të tjerë, në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Kryeprokurori Akin Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë përpiluar një aktakuzë prej 3,900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale që përfshijnë 402 të dyshuar.

“Ne punuam shumë intensivisht. Gjithsej 3,900 faqe. Do të paraqesim një padi kundër 402 të dyshuarve. Janë 143 akte të ndryshme. Ekrem Imamoglu është themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës. Mënyra se si u hartuan proceset e tenderimit është shumë e rëndësishme. Mund t’i shihni këto në padi. Korrespondenca iu shtua direkt dosjes”, citohet të ketë thënë Gurlek.

Sipas Gurlek, mesazhet në WhatsApp nga kryetari i bashkisë së Beylikduzus, Mehmet Murat Calik, një aleat politik i Imamoglut, u përfshinë gjithashtu në prova. Disa mesazhe dyshohet se përmbajnë rrëfime.

Prokurorët pretendojnë se krimet shtrihen në një dekadë, duke rezultuar në një humbje financiare publike në vlerë prej rreth 3.8 miliardë dollarë.

Autoritetet thanë se identifikuan 95 prona të paluajtshme që dyshohet se lidhen me çështjen, megjithëse vlerat nuk bazoheshin në vlerësimet aktuale të tregut.

Dhe aktakuza thuhet se kërkon një dënim me burgim që varion nga 828 deri në 2,352 vjet për Imamoglun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark