×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria konteston vendimin e Gjykatës Themelore për Hasanin

    Insajderi
    04 February 2016 - 15:56

    Pas vendimit të Gjykatës Themelore që të ndalojë veprimet ligjore ndaj Enver Hasanit, ka reaguar Prokuroria Speciale e Kosovës, duke bërë ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me këtë vendim.

    Prokoruria është ankuar se Gjykata Themelore ka refuzuar “zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë” për rastin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ndaj Hasanit kanë pushuar hetimet për falsifikim të dokumentit zyrtar për shkak se, sipas Gjykatës Themelore,  ai ka pasur imunitet si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    Hasani dyshohej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës spo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar – nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.

    Por, prokuroria insiston se Enver Hasani nuk ka imunitet për këtë veprim.

    “Sipas ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i pandehuri Enver Hasani nuk ka vepruar brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional, por ka ndërmarrë veprime, me të cilat ka dalë jashtë funksionit të vet, duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimet, të cilat i janë besuar me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

    Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth këtij vendimi të Gjykatës Themelore.  Ismail Kurteshi nga ky subjekt parlamentar kishte thënë se ky vendim do të hapë rrugë kriminalizimit të gjyqësorit në përgjithësi.

    “Kur një Gjykatë Themelore, deklaron se vepra e falsifikimit nuk mund të ndiqet edhe në rastin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sepse bie brenda fushveprimtarisë së një gjyqtari, do të thotë se tash e tutje gjyqtarët e Kosovës kanë të drejtë të bëjnë falsifikime”, ka thënë Kurteshi./Insajderi

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark