Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Nagip Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Nagip Krasniqit

    Insajderi
    19 August 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Nagip Krasniqi.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri Nagip Krasniqi, në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

    Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së’ “, thuhet në njoftim.

    Gazeta Insajderi raportoi për disa kontrata të dyshimta që ishin arritur gjatë kohës së Nagip Krasniqit në KEK:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark