Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Halimit dhe 11 personave të tjerë në rastin “Brezovica 1”.
Sipas Prokurorisë, Bedri Halimi dyshohet se nga fillimi i vitit 2013 deri me 20 Dhetor 2021, si person zyrtar-Kryeinspektor në MMPH, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.
Ky i fundit sipas prokurorisë nuk ka ndërmarr veprimet ligjore-ekzekutive, për të ndaluar ndërtimet e vikend-shtëpive dhe objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar ,,Sharri’’-vikend zona e Brezovicës.
Tutje sipas aktakuzës Halimi ishte dijeni se objektet ishin duke u ndërtuar pa pëlqime mjedisore dhe në afërsi të lumit, di dhe për disa ndërtime edhe në zonën e dyte të Parkut.
“Me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të lidhur me par.2 nënpar.2.2 KPRK-së. Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 1 të KPRK-së”, njofton prokuroria.