×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një përdoruesi dhe shitësi të narkotikëve

    Insajderi
    03 May 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K. për posedim, blerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

    Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’’ nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark