Prishtina e mbushur me mbeturina- Prokuroria nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina e mbushur me mbeturina- Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    19 May 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mosgrumbullimit të tyre, përcjell Insajderi.

    Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, siç përcaktohet në nenin 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në trajtimin me prioritet të çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark