Prokuroria nuk jep detaje për pistat e hetimeve për rastin “Dehari” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nuk jep detaje për pistat e hetimeve për rastin “Dehari”

    Insajderi
    10 December 2016 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetimet për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari ende nuk kanë përfunduar pavarësisht se kanë kaluar një muaj prej se ai u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

    Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetwn  Express se hetimet janë duke vazhduar dhe se po presin edhe disa ekspertiza.

    “ Nuk i kemi kryer ende hetimet. Jemi duke i pritur edhe disa ekspertiza. Jemi duke punuar në këtë rast”, ka thënë Hoxha.

    “Kur t’i kryejmë të gjitha hetimet do të dalim dhe do të tregojmë sikurse herën e kaluar”, ka shtuar ai.

    Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor derisa ishte i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.Bashkë me Deharin ishin të dyshuar edhe pesë anëtarë tjerë të Vetëvendosjes.

    Prokuroria e Kosovës e ka cilësuar si vdekjen e Deharit si vetëvrasje bazuar në Raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark