Prokuroria në Ferizaj ka kallëzuar se detaje nga aksioni i zhvilluar sot në disa lokacione, ku është arrestuar kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku.
Në konferencën që është duke u zhvilluar është zbardhur se tashmë janë ngrirë 6 milionë euro, para të të pandehurve, dhe të familjarëve të tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nga të dhënat financiare që i kemi siguruar nga bankat që i posedojnë këta të pandehur dhe familjarët e tyre, deri tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve, kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve të tyre që dyshohet se janë mjete të përfituara si dobi pasurore nga veprat penale”, tha Rasim Maloku, kryeprokurori i rastit
Prokurori ka treguar se katër persona janë ndaluar, njëri nga të cilët është liruar, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim.
Tutje është njoftuar se aksion do të vashdojë edhe pasa kësaj date, ndërsa është thënë se gjatë aksioni janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona mobilë, dhe disa gjëra të tjera./Gazeta Insajderi/