×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria për vdekjen e mjekut në punë: Të kontrollohen kamerat

    Insajderi
    07 January 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me rastin e mjekut që vdiq në vendin e punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.

    Tutje ai njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për t’i sqaruar më saktë shkaqet e vdekjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark