Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka gjetur prova që gazetari Berat Buzhala, ta ketë ndihmuar arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja, në maj të vitit 2014.
Fillimisht ish-deputeti i PDK-së, Buzhala së bashku me djalin e Sami Lushtakut, Mërgimin ishin marrë në pyetje nën dyshimin për ndihmë në arratisje të “Grupit të Drenicës”. Ishin marrë në pyetje disa herë nga zyrtarë të EULEX-it.
Vetë gazetari Buzhala e pati konfirmuar se ishte intervistuar dy herë nga EULEX-i për këtë rast, por pati deklaruar se nuk e di nëse ishte ftuar si dëshmitar apo si të dyshuar
Dy vjet pas fillimit të këtyre hetimeve, me njoftimin e sotëm të prokurorisë për ngritjen e aktakuzës ndaj 24 personave të përfshirë në arratisje, del të mos jetë gazetari Berat Buzhala. /Insajderi.com