Insajderi
Lajme

Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25” për 48 orë

Insajderi
13 May 2026 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25” për 48 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se personi me inicialet S.D., është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, lidhur me rastin që është duke u hetuar.

Pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shkak të dyshimit për veprat penale:

–         “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”;

–          “Falsifikimi i dokumentit”.

Hetimet lidhur me rastin “Laboratori ‘25”, janë në zhvillim dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark