Insajderi
Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Insajderi
18 November 2025 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, të cilët ngarkohen me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas Prokurorisë, në aktakuzën e parë i pandehuri I.U. akuzohet se nga viti 2021 deri më 23 tetor 2024 ka shpërndarë përmes rrjetit social “Facebook” materiale me përmbajtje nacionaliste. Po ashtu, gjatë një kontrolli policor më 23 tetor 2024, në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme propaganduese, përfshirë fanella dhe 148 kartëvizita, të cilat sipas Prokurorisë përmbanin mesazhe nxitëse dhe përçarëse që mund të cenonin rendin publik.

Në rastin e dytë, të pandehurit K.B. dhe M.J. akuzohen se në vitin 2020 kanë publikuar në “Facebook” një video të incizuar në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe që synonte, sipas Prokurorisë, të shkaktonte përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark