Insajderi
Lajme

Prokuroria Speciale nis hetimet lidhur me plagosjen e zyrtarit të BE’së në Gjakovë

Insajderi
05 November 2025 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria Speciale nis hetimet lidhur me plagosjen e zyrtarit të BE’së në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian është plagosur të martën në Gjakovë. Lidhur me rastin, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet.

Zëdhënësja e PSRK-së, Nora Luta konfirmoi për Insajderin se në bashkëpunim me Policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike.

“Prokuroria Speciale ju njofton se nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike. Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Luta.

Në anën tjetër, në raportin 24 orësh të Policisë thanë se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë pasi kishte dy plagë që dyshohet se i janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark