Prokuroria Themelore autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Themelore autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

    Insajderi
    14 March 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili ditë më parë ka bërë disa deklarata të papranueshme ndaj mediave.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës në ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Sami Kurteshi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Ndërkaq, AGK-ja ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave dhe të mos pengojë punën e gazetarëve në Kosovë.

    Të enjten Sami Kurteshi përmes një postimi në Facebook ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka thënë se AGK është shndërruar në Aleancë të Grupeve Kriminale (AGK).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark