Insajderi
Sport

Pronari i Milanit i ‘shkel syrin’ yllit të Real Madridit: Ndër më të mirët në botë, nëse jo më i miri

Insajderi
22 November 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pronari i Milanit i ‘shkel syrin’ yllit të Real Madridit: Ndër më të mirët në botë, nëse jo më i miri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se kuqezinjtë janë të gatshëm të ndërhyjnë në treg, por vetëm nëse paraqiten mundësi që i përshtaten projektit të tyre.

Cardinale ka bërë të qartë se Milani nuk do të shpenzojë pa kriter, duke theksuar se çdo transferim duhet të jetë i menduar mirë dhe të ketë bindjen e plotë të drejtuesve të klubit.

“Jemi gati për afatin kalimtar të janarit, kemi punuar shumë. Do të jetë i komplikuar, si gjithmonë, dhe duhet të dimë t’i shfrytëzojmë mundësitë”.

“Do të shpenzojmë para, por vetëm në mënyrë të mençur. Nuk duam të bëjmë asnjë lëvizje për të cilën nuk jemi 100 për qind të sigurt”, ka deklaruar Cardinale.

Pronari i Milanit ka folur edhe për sulmuesin e Real Madridit, Endrick, duke e vlerësuar jashtëzakonisht lart talentin brazilian. Megjithatë, ai ka theksuar se projekti i klubit nuk varet nga transferimi i një futbollisti të vetëm.

“Endrick është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij, nëse jo më i miri! Por projekti ynë shkon përtej një lojtari të vetëm. Gjithsesi, do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, u shpreh ai.

Kështu, Cardinale ka lënë të hapur mundësinë që Milani të jetë aktiv gjatë janarit, pa dhënë garanci për ndonjë transferim konkret.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark