Pronari i motelit sulmon fizikisht një pastrues, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pronari i motelit sulmon fizikisht një pastrues, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

    Insajderi
    09 May 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Ferizaj ka raportuar se gjatë orarit të punës shefi i tij e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht.

    Kjo ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së pronarit të motelit, pasi punëtori i tij nuk e ka zbrazur një kontejnerë dhe nuk e ka kryer një fatur për pagesë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër te prokurorit rasi shkon në procedurë të rregullt.

    Raporti i plotë:

    Ferizaj 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi (SH.A), ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një moteli, e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontejner dhe një fature për pagesë. Lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark