Një pronar mysliman i një restoranti në Londër ka vendosur të japë ushqim falas për njerëz të pastrehë dhe të moshuar në ditën e Krishtlindjeve.
Shish Restaurant, në Sidcup, u ka kërkuar banorëve lokalë për të përhapur ofertën së tij, duke vënë edhe posterë me mbishkrimin “Ne jemi këtu për t’u ulur me ju”, në 25 dhjetor.
Restoranti i bëri thirrje njerëzve për të ndarë planin e tij përmes rrjeteve sociale, ku iniciativa u vlerësua gjerësisht, shkruan Independent.
Vicky Lanfear shkroi në Facebook se “ky është gjesti më vetëmohues që kam parë ndonjëherë dhe kjo duhet të njihet si një shtyllë e komunitetit.”
Linda Leach shkroi se “ka ende mirësia në këtë botë. Njerëz të mahnitshme.”
Ky aksion gjithashtu mori një reagim pozitiv në rrjetin social Twitter, ku një përdorues kishte postuar: “.!. Një gjest i mrekullueshëm. Tani kjo është fryma e komunitetit”./Insajderi.com