Një pronar i një objekti që ishte afër shkollës fillore “Fehmi Lladrovci” në Poklek të Drenasit, i ka hequr flamujt e PDK-së, të cilët që mëngjes ishin të vendosur në këtë objekt.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu përmes një postimi në facebook.
“Pas vizitës që i kemi bërë shkollës në Poklek. Në afërsi të qendrës së votimit ku ishin të vendosur flamuj partiak, për shkak të perimetrit të kontestuar, pronari i objektit hotelier i ka larguar simbolet partiake nga objekti i tij afarist”, ka shkruar Kryeziu.
Foto: KlanKosova