Propaganda e ultë dhe e poshtër e shtetit të Serbisë nuk po ndalet. Ai që dikur ishte ndër kryesorët në krimet dje gjenicidin që shteti serb e bëri ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, Ivica Daçiq, e ka plasuar një propagandë ndaj kosovarëve.
Ai e ka plasuar një gënjeshtër në mediat serbe, duke e përmendur emrin e një 26 vjeçari nga Kosova që jeton në Zvicër. Kinse Denis Krasniqi i ka kërcënuar ambasat serbe në perëndim.
Gazeta Insajderi ka biseduar me familjarët e Denis Krasniqit. Ata kanë treguar se familjari i tyre është person me nevoja të veçanta dhe shkallën e invaliditetit të lëshuar nga shteti i Zvicrës e ka 90%.
Familjarët kanë konfirmuar se Denisi nuk flet dhe e posedon shkallë të lartë të sëmundjes së autizmit.
“Kjo është propagandë e poshtër. Edhe shteti armik serb e din për kë bëhet fjalë. Denisi është person me nevoja të veçanta, probleme që i ka që nga lindja. Shteti i Zvicrës e din këtë gjë. 90% është shkalla e invaliditetit të tij. Serbia e din që nuk ka asnjë rrezik nga familjari ynë – ky madje as nuk flet. Për këtë edhe Zvicra as që e ka marrur në pyetje për pretendimet e Serbisë. Është e ultë, është marre të bëhen propaganda të tilla. Mirëpo, jemi mësuar tashmë që gjëra të tilla dhe shumë më të rënda të bëhen nga shteti i Serbisë”, i tha Gazetës Insajderi një familjar i Denis Krasniqit.
Gazeta Insajderi do ju sjell detaje të tjera, dëshmi mjekësore për sëmundjen e Denis Krasniqit, për të cilin Serbia prentendoi se po rrezikohet nga sulme në ambasada.
Kësaj propagande iu bashkua edhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, cili tha po ashtu se sipas informacioneve paraprake, “këto kërcënime vijnë nga qarqe ekstreme separatiste të një pjese të diasporës sonë nga Kosova, pra nga persona të kombësisë shqiptare”.
“Në bashkëpunim me organet e tjera evropiane të sigurisë, po punojmë për të parandaluar dhe hequr këto kërcënime, por e përmend këtë sepse dikush nga Prishtina ka vite që punon sistematikisht për të krijuar një klimë në të cilën sulmi ndaj gjithçkaje serbe është i pranueshëm”, tha Gjuriqi për TV Pink.
/Insajderi.org/