Insajderi
Lajme

Propozimi i Kurtit për 15 nënshkrimet, deklarohen nga LDK’ja

Insajderi
28 April 2026 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Propozimi i Kurtit për 15 nënshkrimet, deklarohen nga LDK’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është deklaruar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për 15 nënshkrime për propozimin e tyre për president.

Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se e ka parë e gjithë Kosova se ia ka mësyrë, siç u shpreh ajo, kapjes së shtetit, shkruan Insajderi.

“Albin Kurti sapo na ftoj me ja ba kuorumin, tha e tërheqi kandidatën që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë. Albin, krejt Kosova e po e din që ja ke msy me kapë shtetin, por kjo nuk ka me ndodhë”, tha ajo.

“Qytetarët gjithashtu e kanë të qartë kristal se kush po i dërgon në zgjedhje prapë, kot i mban 20 konferenca brenda ditës”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark