"Prostitutë" - Andrea ofendon rëndë Nenën, reagon Vesa Luma - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Prostitutë” – Andrea ofendon rëndë Nenën, reagon Vesa Luma

    Insajderi
    03 June 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i njohur Ferma VIP 2 po hyn në fazën e fundit, por tensionet dhe reagimet nuk mungojnë as jashtë mureve të fermës. Së fundmi, një situatë e ndodhur në emision ka ngjallur reagime të ashpra nga publiku dhe figura publike.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka reaguar e tronditur pas një deklarate të fortë të bërë nga fermeri Andrea, i cili gjatë një debati, i është referuar një prej fermereve, Nenes me një term tejet fyese.

    “Andrea i referohet një femre ‘prostitutë’ në televizion. Kulmi!”, ka shkruar artistja në një postim në Instagram, duke shprehur indinjatën e saj për fjalorin e përdorur në një program televiziv që ndiqet gjerësisht.

    Reagimi i Vesës vjen pak kohë pasi ajo gjithashtu kishte komentuar një incident të mëparshëm mes Big Mamës dhe një konkurrenti tjetër, duke kërkuar përjashtim të menjëhershëm për sjellje të papërshtatshme.

    Spektakli i “Ferma VIP 2” është drejt përfundimit – finalja pritet të mbahet më 20 qershor, ndërsa tashmë është hapur televotimi për finalistin e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark