Më shumë se 200.000 mijë protestues kanë dalë në rrugët e Parisit këtë fundjavë, për të demonstruar kundër ligjeve të Francës për lejimin e martesave të homoseksualëve.
Protestuesit kanë marshuar të dielën e kaluar, të cilët janë shprehur kundër martesave të së njëjtës gjini, me arsyetimin se martesa të tilla humbin “vlerat tradicionale të familjes” në vend.
Protesta është organizuar nga Manif Pour Tous, organizatë e cila është kundër grupit LGBT, të cilët janë duke shpresuar për të ringjallur debatin për martesën e të njëjtit seks, përpara zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
“Edhe nëse ligji për martesa ndërmjet gjinive të njëjta është miratuar, ne do të vazhdojmë protestën për të treguar se ajo nuk është e mirë dhe ne duam që ajo të shfuqizohet”, ka thënë një protestues për Reuters.
“Ne duam për të ndikuar në debatin politik që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm.” Marshimi ishte ndërprerë pas përplasjeve ndërmjet protestuesve të cilët ishin kundër këtij marshimi, ku policia kishte arrestuar 13 persona, përfshirë 6 femra të zhveshura të cilat kanë sjellë mesazhe ndaj protestuesve me fjalët se “ urrejtja nuk është një vlerë e familjes”.
Në vitin 2013, Franca ka legalizuar me ligj martesat e të njëjtit seks, ku Francois Hollande kishte rënë dakord për të futur në një projektligj të vetëm “ martesat për të gjithë” . /Insajderi.com