Insajderi
Lajme

Protesta e komunave në Prishtinë, Gjini mobilizon qytetarët: Nesër ngremë zërin për të drejtat tona

Insajderi
31 August 2026 - 11:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta e komunave në Prishtinë, Gjini mobilizon qytetarët: Nesër ngremë zërin për të drejtat tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët që nesër, nga ora 11:00, t’i bashkohen protestës së komunave të Kosovës, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka kritikuar qasjen e nivelit qendror ndaj komunave, duke e akuzuar atë për ndërhyrje dhe pengim të ushtrimit të kompetencave lokale.

Gjini ka theksuar se komunat e Kosovës janë “adresa e parë e qytetarëve” dhe segmenti kryesor i përfaqësimit të tyre institucional, ndërsa ka rikujtuar se kompetencat e tyre janë të përcaktuara qartë me ligj.

Sipas tij, këto kompetenca dhe të drejta po atakohen gjithnjë e më shumë nga niveli qendror, i cili, në vend që t’i përkrahë komunat, sipas Gjinit, po i pengon ato në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.

“Situata është e qartë: buxhetet po shkurtohen, mbi 3.100 mësimdhënës janë lënë jashtë planifikimeve financiare, dëmet nga fatkeqësitë natyrore nuk po kompensohen, inspektoratet po centralizohen, punësimi në shërbimin civil po merret nga niveli lokal, ndërsa pronat komunale dhe fusha të tjera po rrezikohen nga kufizime të reja”, ka shkruar Gjini.

Ai ka paralajmëruar se komunat do ta ngrenë zërin për të kërkuar respektimin e kompetencave dhe të drejtave të tyre të përcaktuara me ligj, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës.

“Kur komuna humb fuqinë, humbasin edhe shërbimet që ju i merrni çdo ditë. Kur i hiqen kompetencat, dobësohet demokracia lokale. Kur i merren buxhetet, ndalen investimet dhe dëmtohen shërbimet publike”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark