Insajderi
Lajme

Protesta e serbëve kundër hapjes së Urës së Ibrit, KFOR-i vazhdon ta përcjellë situatën nga objektet

Insajderi
07 August 2024 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta e serbëve kundër hapjes së Urës së Ibrit, KFOR-i vazhdon ta përcjellë situatën nga objektet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuniteti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut është parë duke protestuar kundër vendimit të hapjes së Urës së Ibrit.

Ekipi i Insajderit po qëndron atje, ku prezent ka parë edhe Policinë e Kosovës duke monitoruar situatën e protestës.

Prezentë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, protesta po përcjellet nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i.

Misioni i NATO’s në Kosovë po e përcjell nga lart objekteve përreth Urës së Ibrit situatën e protestës.

Në pankartat e protestës shkruhet “Nëse Kurti e hapë urën, përgjegjësinë e ka KFOR-i dhe QUINT-i” dhe “Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja po shkruajnë deklarata, neve po na dëbojnë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark