Protesta e 3500 shqiptarëve paraditen e të shtunës duke veshur kuq e zi zonën e parlamentit anglez, ka “tërbuar” Nigel Farage.
I shquar për retorikën antishqiptare në emisionin e tij televiziv në GB News, kjo protestë masive nuk i ka shpëtuar vëmendjes dhe komentit të tij.
Në postim në Twitter ai thotë:
“Këtyre njerëzve nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës. Çfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme”.
Këtë postim Farage e shoqëron me një video ku në monumentin e Churchhill, ish kryeministrit anglez të Luftës së ll Botërore në pjesën e poshtme është vendosur një flamur shqiptarë.