Protesta në 12:00, Demolli: Bartësit e institucioneve të mos na bashkohen, ata duhet të japin llogari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protesta në 12:00, Demolli: Bartësit e institucioneve të mos na bashkohen, ata duhet të japin llogari

    Insajderi
    31 August 2022 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhunimi i një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë e ka indinjuar shoqërinë. Sot në mesditë në kryeqytet do të protestohet kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

    Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në T7 të martën kërkoi pjesëmarrje të madhe në këtë protestë, pasi tha se kjo “është mënyra e vetme t’u themi institucioneve që nuk tolerojmë më”. Ajo kërkoi që krerët e institucioneve të mos i bashkohen protestës, raporton Gazeta Express.

    “Jo nuk e kemi ftuar [Presidenten Vjosa Osmani]. Dhe mirë është të mos na bashkangjiten sepse institucionet janë në pozitë që duhet të japin llogaridhënie. Krejt shteti duhet të punojë atje ku e ka vendin. Ne jemi në rrugë”, tha ajo.

    “Sepse po na qesin në pozitë të keqe. Po vijnë si qytetarë të thjeshtë. Një ministre nuk është qytetare e thjeshtë; ka përgjegjësi, llogaridhënie. Një ministër s’ka nevojë të na dalë te dera të na presë, sepse nuk është qytetar i thjeshtë, është i veshur me petkun e ministrit, është një përgjegjësi e madhe mbi të”, theksoi Demolli.

    Ajo tha se “nuk na duhen njerëz për të vajtuar”.

    Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile QKSGj, YIHR, QIPS, QIKA dhe CEL Kosovo nis në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Protesta i përmban kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë; trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave, si dhe legalizimin e përdorimit të gazit irritues (pepper spray) për vetëmbrojtje. Këtë të fundit, organizatorët e cilësuan si kërkesën kryesore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark