×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Protesta në Greqi, përplasje mes fermerëve dhe policisë

    Insajderi
    12 February 2016 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fermerët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit të Greqisë, Athinës për protesta kundër rritjeve të taksave dhe reformave në pensione, raporton The Guardian.

    Protestat e fermerëve në Greqi, të cilët kundërshtojnë rritjen e planifikuar të taksave nga qeveria greke dhe reformat në pensione kanë shkaktuar përplasjen e tyre me policinë.

    Rreth 800 fermerë nga ishulli i Kretës kanë dalë në rrugë para ministrisë së bujqësisë, duke e gjuajtur atë me domate dhe kjo ka nxitur daljen nga kontrolli të situatës dhe ndërmarrjen e masave nga policia të cilët në përpjekje për t’i ndaluar ata shkaktuan përplasje, raporton Insajderi.

    Protesta ne Greqi

    Intervenimi i policisë ka përfshirë edhe gjuajtjen e gazit lotsjellës, gjë që ka nxitur protestuesit të godasin me gurë objektin e ministrisë.

    Shumë prej xhamave të objektit të ministrisë janë thyer, derisa xhamat e thyer dhe gurët që e gjuajtur drejt ministrisë mund të shihen nëpër rrugë. Policia ka vazhduar duke gjuajtur gaz lotsjellës dhe si rezultat ka arrestuar katër fermerë.

    Protestat kundër reformës së pensioneve i kanë bashkuar grupe njerëz të profesioneve të ndryshme, duke përfshirë avokatë, artistë, inxhinierë, doktorë, dentistë dhe punëtorë ta kazinosë./Insajderi.com

    Protesta

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark