Insajderi
Lajme

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga nga ana Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje

Insajderi
14 March 2026 - 17:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga nga ana Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është bllokuar nga protesta e disa qytetarëve serbë.

Sipas fotografive, policia serbe ka krijuar një korridor në afërsi të protestuesve.

Siç ishte njoftuar, pjesëmarrësit në protestë ishin mbledhur në parkun e qytetit në Rashkë nga ora 12:00 deri në orën 12:30.

Pas tubimit, ata kanë ecur drejt vendkalimit në Jarinje dhe folësit do t’i drejtohen publikut nga ora 17:00 deri në orën 17:30. Protesta po mbahet lidhur me zbatimin e  Ligjit për të Huajt në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark