Insajderi
Lajme

Protesta për shkak të ekspozitës së Shkelzen Gashit, këto janë pankartat që do të përdoren nga OVL-UÇK’ja

Insajderi
29 March 2026 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta për shkak të ekspozitës së Shkelzen Gashit, këto janë pankartat që do të përdoren nga OVL-UÇK’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka ftuar për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashit.

Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra e Dubravës. Në ekspozitë thuhej se të burgosurit shqiptarë ishin të armatosur.

Pasaktësi ka pasur edhe në numrin e viktimave në Prekaz përgjatë marsit.

“Krimet serbe nuk relativizohen!”, “Gjaku ynë nuk shitet!”, “Mos luani me sakrificën tonë”, “Manipulimi ka emër” janë disa prej pankartave që do të përdoren në protestë.

Protesta është përkrahur nga PDK’ja dhe AAK’ja. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark