Protesta pritet të fillojë, Policia zbarkon para zyrave të ZRRE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta pritet të fillojë, Policia zbarkon para zyrave të ZRRE-së

    Insajderi
    11 April 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur sot.

    Sipas informacioneve të raportuara, në këtë mbledhje është marrë vendim për rritjen e çmimit të rrymës deri në 16%.

    Ndërkohë, në orën 12:00 të ditës së sotme, do të mbahet protesta e dytë, që ka si qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

    Shefi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë mbledhjes ka refuzuar të tregojë për gazetarët se sa është përqindja e saktë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke lënë në pasiguri opinionin publik lidhur me këtë vendim të rëndësishëm./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark