×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta të dhunshme kundër izolimit për Covid

    Insajderi
    15 November 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikat e qeverisë së Kinës për të çuar në zero numrin e të infektuarit me Covid-19 kanë revoltuar qytetarët. Një protestë e dhunshme është raportuar në qytetin industrial në jug të vendit. Qytetarët në Guangzhou thyen urdhrin e izolimit të detyruar dhe u përleshën me policinë. Zemërimi kundër masave strikte për të luftuar valën e re të koronavirusit është tepër i lartë.

    Pamje dramatike shfaqin disa protestues që kthejnë përmbys një automjet të policisë. Disa të tjerë, rovltën e treguan ndaj pengesave të vendosura në rrugë, por edhe ndaj qendrave të testimeve për Covid-19 duke shkatërruar shumë prej tyre. Kjo mënyrë proteste në Kinë është tepër e rrallë dhe qeveria e shtetit komunist është angazhuar menjëherë për të fshirë materialet video nga çdo platformë interneti. Gjithashtu ka angazhuar forcat speciale për të shtypur çdo tentativë tjetër të qytetarëve për të shprehur zemëratën e tyre.

    Këto skena kaosi vijnë pasi në bazë të politikave të Kinës për luftimin e pandemisë, ka izoluar miliona persona, ku shumica në lagje të varfra. Shumica e tyre nuk paguhen nga punëdhënësit, gjë e cila ka fryrë dhe më tepër revoltën. Guangzhou konsiderohet si epiqendër e përhapjes së valës së re të Covid-19, me mbi 5 mijë raste në ditë. Në ranga kombëtar, Kina raporton mbi 17 mijë të infektuar në 24 orë. Këto shifra të larta kanë shtuar frikën se masa e izolimit mund të vendoset edhe në qytete të tjera. /A2/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark