×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta të dhunshme në Shkodër, sulmohet selia e Partisë Socialiste

    Insajderi
    12 December 2020 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.

    Fillimisht ata kanë marshuar në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”.

    Por sipas raportimeve të para, në vijim protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta drejt godinës së Partisë Socialiste, duke thyer xhamat e dyerve të saj.

    Kujtojmë se prej të enjtes, protesta kanë nisur në disa qytete të vendit, shoqëruar edhe me dhunë e përplasje me policinë./lapsi.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark