Protestat e veteranëve, kryeministri Kurti kërkon zgjidhje me dialog e jo me kërcënime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Protestat e veteranëve, kryeministri Kurti kërkon zgjidhje me dialog e jo me kërcënime

    Insajderi
    21 July 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nevojitet bashkëbisedim dhe konstruktivitet për t’u gjetur zgjidhja me veteranët e luftës.

    Ai u bëri thirrje që një gjë e tillë të ndodhë dhe jo të ketë kërcënime e sulme jashtë e brenda Kuvendit të Kosovës.

    Kështu u shpreh ai, teksa komentoi protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK për datën 26 të këtij muaji.

    Kryeministri Kurti tha se duhet të trajtohet çështja e beneficioneve për veteranët e luftës, për të cilat janë të interesuar që të jenë sa më të larta.

    Organizatat e dala nga lufta paralajmëruan protestë me datën 26 korrik, në ditën kur sipas tyre, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë. Ata po e kundërshtojnë Ligjin për pagën minimale i cili nuk përfshinë këtë kategori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark